Lajçak gjatë vizitës në Serbi u takua me Vuçiqin dhe Petkoviqin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Beograd.

Lajçak më herët gjatë ditës së sotme është takuar me kryenegociatorin e Serbië në dialog, Petar Petkoviq.

Lajçak pati vizitë në Kosovë javën e kaluar ku u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin dhe liderët opozitarë.

Kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit do të takohen këtë të enjte në Bruksel.