Dita e parë Këshillit Ministror të OSBE-së
Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesuesi aktual i OSBE-së, Bujar Osmani, sot me fjalimin e tij do të hapë ngjarjen më të rëndësishme ndërkombëtare-politike në historinë e Maqedonisë së Veriut – Këshillin e 30-të Ministror të OSBE-së.
Në hapjen e ngjarjes fjalim hyrës do të ketë edhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Pia Kauma dhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Schmidt.
Në margjinat e Këshillit Ministror të OSBE-së, Osmani do të zhvillojë disa takime bilaterale. Në kuadër të Këshillit Ministror do të zhvillohen edhe disa ngjarje tematike shoqëruese, ndër të cilat edhe nënshkrimi i Deklaratës për luftën kundër korrupsionit në Evropën Juglindore përmes kthimit të pronës dhe përdorimit të digjitalizimit, të cilën Deklaratë përveç se do ta nënshkruajë Ministri Osmani, atë do ta nëshkruajnë edhe Ministri i Punëve të Serbisë, Ivica Daçiq, Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, Malit të Zi, Filip Ivanoviq dhe Shqipërisë, Igli Hasani.
Përveç kësaj, do të mbahen ngjarje kushtuar sigurimit të llogaridhënies dhe kthimit të civilëve ukrainas të arrestuar, si dhe adresimit të ndikimit të ndryshimeve klimatike në sigurinë njerëzore.
Hapjen e Këshillit të 30-të Ministror të OSBE-së mund ta ndiqni drejtpërdrejt në linkun: https://www.osce.org/live