Kryeministri Albin Kurti, në trevjetorin e shkuarjes në Hagë, ka vizituar familjen e Rexhep Selimit, mbetemi të patundur në bindjen se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë

Kjo u bë e ditur nga Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook.

“10-shi fitimtar e çlirimtar, Rexhep Selimi na mungon”.

“Rexhep Selimi tash e tri vjet mban burgun në Hagë. Deputeti ynë qysh prej vitit 2010 kur vendosëm së pari të marrim pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Ish-kryetari i grupit tonë parlamentar, ish-anëtari i kryesisë, të cilin mezi e presim të na kthehet, për këto detyra e për detyra të tjera të rëndësishme”

“Mbetemi të patundur në bindjen se UÇK-ja e drejtë ka qenë dhe e pastër. Prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta, atëherë kur vendosej për to. Por ja që, gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë”.

“Rexhep Selimi na mungon. Kërkojmë dhe urojmë që sa më parë të lirohet nga gjykata e padrejtë, nga mbajtja e padrejtë në Hagë”, thuhet në njoftim.