Koreja e Jugut njoftoi të hënën se synon ta lëshojë satelitin e parë spiun në fund të nëntorit, në mënyrë që ta vëzhgojë më mirë fqinjët e saj veriorë që kanë shtuar muajt e fundit ndjeshëm edhe arsenalin e tyre ushtarak.
Ministria e mbrojtjes së Koresë së Jugut deklaroi se sateliti i parë spiun i ushtrisë së vendit do të lëshohet nga Baza e Forcave Ajrore të Kalifornisë, Vadenberg, më 30 nëntor.
Ai do të bartet nga raketa Falcon 9 e kompanisë SpaceX.
Në kontratë, Koreja e Jugut planifikon të lëshojë edhe katër satelitë spiunë deri në vitin 2025.
Ajo nuk ka satelitë të sajët spiunë dhe varet nga satelitet e Shteteve të Bashkuara për të vëzhguar lëvizjet e Koresë së Veriut.
Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera të huaja besojnë se Koreja e Veriut po kërkon armë të sofistikuara teknologjike nga Rusia për t’i modernizuar programet e saj të armatimit, në këmbim të furnizimit të Rusisë me municion,raketa dhe pajisje të tjera ushtarake për luftën e saj në Ukrainë.
Rusia dhe Koreja e Veriut i kanë hedhur këto pretendime.
Satelitë me qëllim spiunimin e kundrështarëve ka tentuar të lëshojë edhe Koreja e Veriut, porn ë tetor ka dështuar për herë të tretë në këtë mision.
Por, sipas Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, Koreja e Veriut është në fazën finale të përgatitjeve për lëshimin e katërt, i cili mund të jetë i suksesshëm, sipas tij.