Koka e BDI-së…


Arben Fetai

Marrëveshja e Ohrit ka tri shtylla kryesore: gjuha shqipe zyrtare, përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në administratën shtetërore dhe decentralizimi.
BDI ka ndejtur në pushtet mbi dy dekada duke u thirrur thuajse vetëm në Marrëveshjen e Ohrit. Dy dekada më vonë, shqipja është zyrtarizu shumë herë por s’është as për së afërmi zyrtare, ka ende dhjetra institucione me zero shqiptarë të punësuar dhe përfaqësimi veç adekuat nuk është ndërsa RMV vazhdon të jetë vendi më i centralizuar në Evropë.
Për dy dekada në pushtet edhe një PPD anemike do kishte bërë më shumë për shqiptarët sesa BDI. Arsyeja është e thjeshte: koka e BDI-së është strukturë kriminale së cilës i kanë interesuar vetëm milionat dhe rrjedhimisht, ajo është totalisht e shitur sepse është kapur nga sistemi.