Kim Kardashian dyshon se vuan nga koksidinia, çfarë është kjo sëmundje?

Kim Kardashian ndau në episodin e 16 nëntorit se ajo ishte e shqetësuar se kishte koksidini, e njohur si dhimbje në bisht, duke i thënë mamasë Kris Jenner se po përjetonte një ndjesi dhimbjeje ndërsa ishte ulur.

“Më dhemb shpina”, tha ajo. “Por nuk e di nëse po dukem qesharake”. Kris fillimisht mendoi se Kim mund të kishte probleme ne shpinën.

“Ti e di se skolioza ndodh në familjen tonë,” vuri në dukje matriarku, megjithëse Kim e hodhi poshtë idenë.

Në vend të kësaj, Kim – e cila theu shpatullën e saj në fillim të këtij viti – tha se ajo mendon se ka koksidini. “‘Dhimbje në ose rreth strukturës kockore në fund të shtyllës kurrizore’,” lexoi ajo nga telefoni i saj. “Nuk mund ta imagjinoj.”