Java e tetë e Ligës Komunale sjellë derbin K.F “Sharri 79″-K.F.”Vëllazërimi” dhe K.F ” Dobroshti”-K.F “Vardar”

Këtë javë zhvillohen ndeshjet e javës së tetë në Ligën Komunale në Tetovë që e karakterizojnë disa derbi mes të cilëve ai lokal midis Sharri 79  dhe Vëllazërimit që luhet në stadiumin e përbashkët të tyre në Tearcë informon Tetovasot.

Vëllazërimi i drejtuar nga Zemri Idrizi dhe Sejdi Idrizi do tentojë që përmes fitores që e luan në cilësinë e mysafirit të merr pikët e reja që do ta shkëpusnin në kreun e tabelës por edhe Sharri ka një skuadër shumë cilësore që poashtu gjendet në kreun e klasifikimit.

Derbi tjetër i javës do të jetë mes skuadrave të Dobroshtit, e dyta në tabelë dhe asaj të Vardarit që poashtu është në kreun e tabelës me pikë të barabarta.

Dobroshti pushoi javën e fundit dhe ka 13 pikë për momentin dhe është një ndër pretendentët për kampion .
Skënderbeu në Poroj do të përballet me Mërgimtarin, Piroku me skuadrën ES,ndërsa në dy përballjet tjera do të ndeshen Besa me Yllin dhe Jehona me skuadrën e Rufejës.Këtë javë e lirë do jetë skuadra e Renovës.Tetovasot