Izraeli paralajmëron civilët para bombardimeve, dëshmia: Kërkonin largimin e civilëve nga 3 kulla para shpërthimeve
Mahmoud Shaheen, u telefonua nga ushtria izraelite për të evakuuar banorët e tri kullave para shpërthimeve. Ndjekim se si u krye largimi i civilëve pas thirrjes.
Izraeli paralajmëron civilët para bombardimeve, dëshmia:
Në ditën e 12-të pas sulmit të grupit militant të Hamasit dhe kundërpërgjigjes së Izraelit për sulmin e papritur Mahmoud Shaheen mori një telefonatë në agim.
Ai kishte qenë në banesën e tij të katit të tretë, me tre dhoma gjumi, në një zonë të klasës së mesme në veri të Rripit të Gazës. Deri në atë moment kishte qenë kryesisht e paprekur nga sulmet ajrore.
Ai kishte dëgjuar një zhurma jashtë dhe njerëzi që bërtisnin:
“Duhet të ikësh, sepse ata do të bombardojnë kullat”.
Teksa doli nga ndërtesa e tij dhe kaloi rrugën, duke kërkuar një vend të sigurt, dëgjoi zilen e telefonit duke rënë.
Ishte një telefonatë nga një numër privat.
“Unë po flas me ju nga inteligjenca izraelite,” tha një burrë në linjë, sipas pretendimit të Mahmoud.
Telefonuesi iu drejtua Mahmudit me emrin e tij të plotë dhe foli në arabisht.
“Ai tha se do të bombardoheshin tre kulla dhe më kërkoi të evakuoja zonën përreth.”
Kulla e Mahmoud nuk ishte drejtpërdrejt nën kërcënim por ai papritmas ishte përgjegjës për evakuimin e qindra njerëzve. Burri që i telefonoi u identifikua si Abu Khaled.
BBC thotë se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur përmbajtjen e thirrjes, të cilën ai e tregoi afërsisht tre javë pas ngjarjes.
Detajet, megjithatë, përputhen me ato në një grup në Facebook nga ajo ditë, si dhe me imazhet satelitore para dhe pas bombardimit.
Forcat izraelite thonë se godasin objektiva ushtarake dhe këto veprime i nënshtrohen “dispozitave përkatëse të ligjit ndërkombëtar”.
Gjatë këtij konflikti, ushtria izraelite ka telefonuar edhe herë të tjera banorët e Gazës për t’i paralajmëruar ata përpara sulmeve ajrore.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 10,000 njerëz janë vrarë nga Izraeli që nga fillimi i luftës.
Sulmet ajrore të Izraelit në Gaza pasuan të quajturit terrositët e Hamasit në Izrael më 7 tetor, duke vrarë 1,400 njerëz, e duke marrë peng qindra të tjerë.