Ish-futbollisti kosovar për takimin Kosovë – Izrael: Të jenë prezent 10 mijë fëmijë në tribuna, të dërgohet ky mesazh për botën “kundër vrasjes së fëmijëve”
Ish-futbollisti i njohur kosovar, Taulant Dajaku ka bërë një propozim, në lidhje me ndeshjen kualifikuese Kosovë – Izrael, që luhet më 12 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dajaku, duke iu referuar edhe situatës së fundit të konfliktit në Gaza, ka propozuar që të jenë rreth 10 mijë fëmijë në ulëset e stadiumit kryeqytetas, të veshur me fanella të bardha, për të dërguar, siç ka shkruar ai, mesazh të rëndësishëm për botën.
Sipas Dajakut, ky nuk është mesazh kundër Izraelit, por kundër vrasjes së fëmijëve.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
Per ndeshjen Kosove-Izrael shoqeria jone ka nje rast unik te dergoj nje mesazh shume te rendesishem per boten jo mesazh politik dhe pa u perfshi ne asnje lloj trajtimi te tille te lojes por duke blere nje bilete, duke derguar secili femijen e vet te veshur me te bardha dhe stadiumi Fadil Vokrri te kete 10 mije femije ne ulset e veta,vetem aq do mjaftonte per te dhene mesazhin e duhur.Jo kunder Izraelit as situates politike por kunder vrasjes se femijve nga dikush qe ka force me te madhe ushtarake dhe ka zgjedhur ne forme te gabuar te mbrohet*.
Shoqeria jone do duhej te dergonte kete reagim me kete simbolik domethenese pasi ne ne lekuren tone e dijme me mire se kushdo sa dhimbje shkakton.
Kush harron te kaluaren ajo rrezikon ti perseritet !
P.S …(76% e izraelitve jane kunder formes se si politika atje po tenton te zgjidh problemin dhe po shkakton aq shume vrasje te femijve,edhe vet izraelitet po protestojn per kete masaker kolektive qe vazhdon ende).