Ish-futbollisti i Arsenal, Samir Nasri, në një intervistë për “Le Journal du Diamche”, këshilloi sulmuesin francez, Kylian Mbappe të qëndrojë në Paris dhe të fitojë një Champions që do të ishte me më shumë peshë se ai që mund të fitojë në radhët e spanjollëve.
“Nëse ai largohet, ai do të lërë një boshllëk, por me buxhetin që klubi ka do të jetë në gjendje të nënshkruajnë me lojtarë të tjerë të kalibrit të lartë. Por sai ai ka kaq shumë rëndësi, qoftë në kombëtaren franceze apo në klubin e PSG-së. Dy vite më parë thashë se ishte lojtari më i mirë në botë. Unë ende e besoj atë gjë dhe gjithmonë i kam shprehur mendimet e mia. Të isha unë në vend të tij, do të qëndroja në Paris.
Në vend që të shkosh në Madrid, qëndro në Paris dhe fito Champions League. Nëse Marseille do të ishte në pronësei të Katarit në kohën kur unë luaja për atë klub, nuk do të isha larguar kurrë. Mendoj se është më mirë të jesh mbret në vendin tënd”, tha Nasri.