I zuri makineria kokën, vdes 26-vjeçareja shqiptare në Itali

Një 26-vjeçareje shqiptare, ka humbur jetën në një aksident tragjik gjatë punës në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në Pieve di Soligo, ku 26-vjeçarja, Anila Grishaj, ka qenë duke punuar në një kompani që merrej me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.

Sipas mediave italiane, vajzës shqiptare i ka ngecur koka në një prej makinerive. Edhe pse kanë ndërhyrë për ta ndihmuar, goditja ka qenë fatale.