Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto i ka bërë thirrje Katarit të ndihmojë në lirimin e qytetarëve të rrëmbyer nga Hamasi në inkursionin e tij vdekjeprurës në Izraelin jugor më 7 tetor.
Szijjarto shtoi se qeveria hungareze është në kontakt të vazhdueshëm me grupin e punës të ngritur nga qeveria izraelite për lirimin e të gjithë pengjeve, shkruan CNN.
“I thashë kolegut tim se ne njohim pesë persona që kishin gjithashtu shtetësi hungareze, të cilët ishin marrë peng dhe kërkova ndihmën e tij për lirimin e tyre,” tha Szijjártó.
Emrat e pengjeve iu dhanë ministrit të Katarit, i cili premtoi se do të jepte informacionin e duhur sapo ta kishin.
“Ne i jemi mirënjohës Katarit dhe qeverisë së Katarit për ndihmën e saj”, tha Szijjártó.
Shteti i Gjirit Persik është bërë i shquar në përpjekjet për të ndërmjetësuar marrëveshjet midis Izraelit, Hamasit dhe Egjiptit shpesh në koordinim me Shtetet e Bashkuara për lirimin e pengjeve, si dhe evakuimin e shtetasve të huaj nga Gaza.