Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjidhja për të mbajtur situatën në kontroll është anëtarësimi i Kosovës në NATO.Haradinaj ka propozuar që KFOR ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
Sipas Haradinajt, nevojën për anëtarësimin e Kosovës në NATO e dëshmon lufta e Rusisë në Ukrainë.