Pep Guardiola është një admirues i madh i Bernardo Silvas.
Ylli portugez ishte pranë largimit nga Manchester City gjatë verës që shkoi, por në fund vendosi të qëndronte në “Etihad Stadium”.
Trajnerin spanjoll e ka gëzuar tej mase vendimi i mesfushorit ofanziv, i cili ishte meritor për triumfin e trefishtë të edicionit të kaluar, përfshirë këtu FA Cup, Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve.
Gjithashtu, Silva shfaqi formë të lartë edhe në derbin e Manchesterit në fundjavë.
“Ai është i pazëvendësueshëm. Mund t’ju dedikoj 10 minuta që të flas se çka nënkupton Bernardo për mua dhe për ne. Ne e admirojmë, në dhomat e zhveshjes të gjithë e admirojnë. Kishim frikë se do ta humbnim”, u shpreh Guardiola për “Sky Sports”.
29 vjeçari e vazhdoi kontratën më 23 gusht deri më 30 qershor të vitit 2026.
Portugezi shihej afër Barcelonës në verën që shkoi, ndërsa atë e donte edhe Manchester City, por edhe klubet nga Arabia Saudite.
Por, në fund vendosi të qëndrojë në Angli dhe tek “Qytetarët” ndihet mjaft i lumtur.