Gruaja hidhet nga Qendra Tregtare në Shkup

Policia ka konfirmuar ngjarjen fatkeqe të ndodhur sot në Qendrën Tregtare të qytetit ku një grua ka rënë nga lartësia. Por policia nuk tregon arsyet.

“Sot (14.11.2023) rreth orës 10:05 në SPB Shkup është raportuar se një grua 55 vjeçare ka rënë nga lartësia në GTC. Personi është dërguar në Qendrën Emergjente Nënë Tereza”, tha policia.