I konsideruar prej kohësh, si një nga talentet më premtues të mbrojtjes, “luzitani” i Sporting Lisbon, Gonçalo Inacio mund të bëjë shumë shpejt një lëvizje “katapultuese” drejt “gjigantëve” të futbollit evropian, të cilët e ndjekin prej kohësh 22-vjeçarin.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave, për kartonin e Inacio interesohen “galaktikët” e Real Madrid, “të kuqtë e Liverpool dhe “Djajtë e Kuq” të Manchester United, klube këto që gjithmonë janë “vigjilente” përsa i përket talenteve që premtojnë shumë në këtë sport.
Mirëpo, problem pritet të jetë kontrata e 22-vjeçarit, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2027, si dhe ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh. Megjithatë pavarësisht çmimit, Inacio e ka bërë “zgjedhjen” e tij, teksa shumë herë është shprehur se e dëshiron një kalim te “gjigantët” evropian të Real Madrid, skuadër në të cilën kanë luajtur idhujt e tij, Luis Figo e Cristiano Ronaldo.