Gjendet një trup i dekompozuar në Xarrë të Sarandës

Policia e Sarandës informon se mbrëmjen e kaluar janë gjetur mbetje kockore të një personi, shumë pranë varrezave të fshatit Xarrë.

Trupi ka qenë i groposur dhe në proces dekompozimi, teksa ende nuk bëhet me dije identiteti i tij.

Një grup ekspertësh në Institutin e Policisë Shkencore do të bëjnë ekzaminime të mëtejshme për të zbuluar më shumë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.