Liverpooli nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Lutonin, në ndeshjen e javës së 11-të në Premierligë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Kenilworth Road” u mbyll me rezultatin 1:1.
Rezultati i kësaj ndeshje u zhbllokua në minutën e 80-të, me vendasit që kaluan në epërsi me golin e Tahith Chong.
Megjithatë, “Të Kuqtë” ia dolën në vazhdim që të barazojnë shifrat për të marrë së paku një pikë, me golin e Luis Diaz në minutën e pestë shtesë – 90+5.
Liverpooli pas këtij barazimi ka 24 pikë dhe renditet i treti në tabelë.
Lutoni ka gjashtë pikë në pozitën e 17-të.