Finlanda blen sistemin e mbrojtjes ajrore nga Izraeli

Izraeli do t’ia shesë sistemin e tij të mbrojtjes ajrore “David’s Sling”, anëtarit të ri të NATO-s, Finlandës, tha sot Ministria izraelite e Mbrojtjes.

“Marrëveshja historike u nënshkrua sot në selinë e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes në Tel Aviv”, tha një zëdhënëse e ministrisë.

Marrëveshja vlerësohej në 317 milionë euro (340 milionë dollarë).

“David’s Sling” është një sistem i mbrojtjes ajrore i prodhuar bashkërisht nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sistemi mund të gjurmojë raketa balistike, avionë dhe dronë.

Finlanda rriti buxhetin e saj të mbrojtjes pasi u pranua në NATO më 4 prill të këtij viti, si anëtarja e 31-të e aleancës.

Ajo aplikoi për t’u bashkuar aleancës pas një periudhe të gjatë mosangazhimi ushtarak, në përgjigje të pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo