Euroambasadori Gir ia pezantoi Rapotin e KE-së presidentit Pendarovski

Euroamabsadori Dejvid Gir sot ia prezantoi presidentit Stevo Pendarovski, Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2023.

“Raporti, i cili e regjistron punën e kryer nga faza e parë për fillimin e bisedimeve me skriningun, tregon edhe pamje të detajuar për gjendjet në shoqërinë e vendit, ndërsa jep udhërrëfim për punën e mëtutjeshme të institucioneve, si dhe fushat në të cilat duhet t’i kushtojm vëmendje”, publikoi Pendarovski në Fejsbuk.

Euroambasadori Gir paraprakisht ua dorëzoi Raportin e KE-së edhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Me nrastin e publikimit të Raportit të KE-së për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, Mariçiq dhe Gir nesër do të mbajnë konferencë për shtyp në Qendrën mediatike të Qeverisë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo