Listës së talentëve që ka Shkëndija në të gjitha grupmoshat nuk mund ti mungojë edhe Erin Sulejmani shkruan Tetovasot .Ai është vetëm 11 vjeç dhe po shpërfaq në çdo ndeshje talentin e tij që ka për futbollin.
Ai u përshtatet disa roleve në sulm që e kompletojnë atë si futbollist ndonëse ai shumë lehtë përshtatet edhe në mesfushë me një kontrollë shumë të mirë të topit dhe e lexon lojën në mënyrë të shkëlqyer.Ai asiston dhe shënon dhe kjo e bën të veçantë.Shquhet edhe me goditje të forta nga distanca.
Erini ka nisur stërvitjet te Shkëndija akoma pa mbushur 7 vjeç dhe që atëherë ka punuar fortë me disa trenerë që i kanë mësuar shumë nga futbolli.Ai këtë vit po shkëlqen me gjeneratën 2012 që drejtohet nga Ejup Sulejmani dhe janë të pamposhtur në një kampionat të shkëlqyer për ta.
Si gjithë të tjerët edhe Erini ka një qëllim që një ditë të bëhet pjesë e skuadrës së parë dhe për këtë ai po punon pandërprerë ta realizojë këtë ëndërr.Tetovasot
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nevrij Ademi në mbështetje të Rami Mislimit: Të përmendish në kërcënime fëmijën 2 vjeçare duhet të jesh pa moral dhe debil i përsosur. Farë e flliqt!
- Struga Ekspres: Dënojmë ashpër kërcënimin ndaj gazetarit Rami Mislmi! Policia të reagojë
- SHGM: Kërcënimet ndaj Rami Mislimit duhet të marrin një epilog të shpejtë dhe efikas gjyqësor
- Risteski: Shporta konsumatore është miratuar, zbatimi i saj fillon nga shtatori
- Nga e hëna pritet ulje e re e akcizave për benzinën dhe dizelin
- Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së
- Bekim Sali nga Kievi: Nderuam kujtimin e viktimave të agresionit rus, qëndrojmë pranë Ukrainës
- Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
- Nga e hëna pritet sërish ulje e akcizave për benzinën dhe naftën
- Arrestohet 25-vjeçari nga Shqipëria në Qafë Thanë, dyshohet për vjedhje të rëndë