Enea Mihaj zbulon arsyen e mungesës në Kombëtare

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Enea Mihaj, nuk u përzgjodh nga trajneri Silvinjo për të qenë pjesë e grumbullimit për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Por Mihaj ka zbuluar arsyen e vërtetë përse nuk është përzgjedhur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai bën të ditur se për shkak të një dëmtimi të lehtë nuk mund të jetë pjesë e Kombëtares.

“Fatkeqësisht, për shkak të një dëmtimi të lehtë në ditët e fundit, nuk mund të bëhem pjesë e ndeshjeve të ardhshme me Kombëtaren kuqezi. Kjo më trishtoi, por unë e di që djemtë do të japim gjithçka për të arritur synimin tonë dhe të jemi në ‘EURO 2024’. Shumë fat djema”, shkruan mbrojtësi Mihaj.