Durrës: Me moton “Të festojmë së bashku” mbahet edicioni i 11-të “Kupa Pavarësia 2023″

Shaban Sinani

Me moton “Të festojmë së bashku” në organizim të Shoqatës Vllaznimi që drejtohet nga Idris Gashi dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, në Durrës, për të 11-n herë me radhë organizohet Turneu gjithëkombëtar i futbollit për grup-moshat e reja “Kupa Pavarësia 2023″.
Në këtë Turnir tradicional marrin pjesë ekipe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi si dhe nga Lugina e Preshevës e Bujanocit , këtë për Klan Maqedoni e deklaroi koordinatori i këtij aktiviteti Heraj Lisaku

“Shoqata Vllaznimi në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Bashkinë e Durrësit prej vitesh organizojnë turneun gjithëkombëtar “Kupa Pavarësia”. Turneu I futbollit për fëmijë I kthyer tashmë në traditë në qytetin e Durrësit , do të mbledhë rreth 50 ekipe nga të gjitha trevat Shqipfolëse me rastin e festive kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit. Me sloganin “Të festojmë së bashku” nga të gjitha trevat shqipfolëse, shoqata jonë ka për qëllim bashkimin e fëmijëve Shqiptar kudo që ndodhen ata. Durrësi për ta do të jetë Shtëpia e Madhe e pritjes për dy ditë me radhë në datat 24 dhe 35 Nëntor “ deklaroi Heraj Lisaku

Sipas organizatorit, kësaj radhe do të marrin pjesë ekipe të grupmoshave: U-9 të lindur në vitin 2013/2014 dhe U-11 të lindur në vitin 2011-2012 dhe U-13 të lindur në vitin 2013-2014
Për të gjitha ekipet pjesëmarrëse organizator do të ndaj Kupa në shenjë të respektit për festën gjithëkombëtare.