Dua Lipa zbulon përbërësin e çuditshëm me të cilin kombinon akulloren e saj

Dua Lipa ka publikuar pak ditë më parë këngën e saj të re, ‘Houdini’, dhe ka nisur fushatën për ta promovuar, duke përfshirë edhe daljet në emisione radiofonike, në njërën prej të cilave ka treguar se si preferon ta shijojë akulloren e saj.

Kështu së fundmi ylli i famshëm ishte e ftuara e DJ Greg James dhe Radio 1 Breakfast Show. E pyetur për marrëdhënien e saj me akulloren, këngëtarja 28-vjeçare tha se e urren akulloren me çokollatë dhe versionin e saj italian, pra ‘gelaton’, por kur dëshiron të hajë akullore, zgjedh shijen e vaniljes dhe i hedh vaj ulliri dhe kripë deti mbi të.

Ajo pohon se këtë kombinim të vaniljes, vajit të ullirit dhe kripës ia ka mësuar shumë njerëzve që tani e shijojnë akulloren e tyre njësoj si ajo.

Kombinimi është vërtet i çuditshëm, por Dua Lipa duket se e di se çfarë pëlqen, pasi kombinimi “con olio e sale”, siç quhet në Itali, është më i pëlqyer nga sa mendonim. Sipas burimeve të njohura që merren me shijen, në këtë kombinim vaji i ullirit zë vendin e shurupit dhe, veçanërisht nëse është i një cilësie të mirë, nxjerr në pah lëndën yndyrore tashmë të pranishme në akullore, duke i dhënë asaj një shije të veçantë. Shtimi i kripës e bën aromën edhe më të shtresuar, duke theksuar kontrastin mes të ëmblës dhe të kripurës./abcnews.al