Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ahemti, e panë nga afër fazën përfundimtare të përgatitjeve në shtëpinë e Halim Beut, ku do të zhvillohet veprimtaria arsimore-shkencore e Fakultetit të Arteve, përkatësisht e Programit studimor të Artit Muzikor.
Ky objekt, me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i është dhënë në shfrytëzim Universitetit të Tetovës. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli tha se, prej kohësh kanë qenë në koordinim me organet kompetente brenda qeverisë që ky objekt t’i kalojë në shfrytëzim Universitetit tonë. Ndërsa, Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti shprehu vlerësimet e tij që Fakulteti i Arteve, konkretisht Programi studimor i Artit Muzikor do ta realizojë veprimtarinë e tij në këtë objekt me vlera historike dhe kulturore.
Dekani i fakultetit të Arteve, Prof. Dr. Senad Abduli dhe stafi akademik i këtij fakulteti shprehën falënderimet dhe mirënjohjet e tyre për udhëheqësit e universitetit, që në planin e tyre të zgjerimit të infrastrukturës e kanë përfshirë edhe Fakultetin e Arteve, duke ia destinuar këtë objekt Programit studimor të Artit Muzikor.
Universiteti i Tetovës vazhdon të investojë në përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës arsimore, duke bërë gjithmonë përpjekje për t’u ofruar studentëve kushtet më optimale të nevojshme për konsolidimin e njohurive dhe aftësive të tyre. Shtëpia e Halim Beut është ndërtuar nga Halim Deralla, i biri i Mehmet Pashë Derallës, në vitin 1929. Shtëpia është ndërtuar në stilin neobarok, por në organizimin e hapësirës ende ruan ndarjen tradicionale të jetës private dhe publike.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tre të dyshuar për sulm ndaj nëpunësve poliorë në Shkup
- Aksident në Strugë, motoçiklisti godet biçiklistin
- Memli Krasniqi, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Shukri Buja, Latif Gashi afër njëri-tjetrit në protestë
- Nënshkruhen marrëveshje për realizimin e 40 projekteve të reja kërkimore-shkencore në universitete, institute shkencore dhe ASHAM
- Gruaja e Jakup Krasniqit: Gjykata të mos shpall aktgjykim dënues në emër të popullit
- Marrëveshjet e lidhura me 8 komuna për ndërtimin dhe përshtatjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve– në Hasanbeg dhe në Çellopek po hapen kopshtet e para për fëmijë
- Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Taravari nga Pogradeci: Ngjarje skandaloze! Bota serbe ka ndërhyrë thellë në Maqedoninë e Veriut
- Bekë Berisha me veshje unike në protestën kundër Speciales
- Ahmeti: Serbia po përpiqet që përmes Speciales ta përmbysë çdo të arritur në Kosovë (VIDEO)
- Qytetarët të ashpër me Specialen: Është raciste – çlirimtarët po mbahen në Hagë me dirigjime nga Serbia