Ousmane Dembele u transferua gjatë verës nga Barcelona te Paris Saint-Germain, ndërsa vetëm tani ka treguar arsyen e lëvizjes së tij.
Ylli francez u largua nga Barcelona te PSG për 50 milionë euro në verë, duke qenë një nga befasitë më të mëdha të afatit kalimtar.
Megjithatë, largimi i tij nga Camp Nou mbeti një enigmë deri tani kur vet lojtari ka zbuluar arsyen.
“Në të vërtetë, thashë se do të qëndroja në Barcelonë verën e kaluar, por pasi mbajta kontakte me PSG-në, e binda veten se duhet të largohesha”,
“Kam nënshkruar për PSG-në sepse është një klub francez dhe më pëlqen”, ka thënë Dembele për L’Equipe.
Më parë, francezi shpjegoi se kishte biseduar me Luis Enrique, i cili e kishte bindur të bashkohej me parisienët. Ish-trajneri i Barcelonës duket se është një fans i madh i 26-vjeçarit, pavarësisht se nuk ka gola.
Dembele ende nuk ka shënuar asnjë gol për PSG-në pasi luajti në 13 paraqitje për skuadrën e Ligue 1. Megjithatë, ai ka bërë tashmë 3 asistime