A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse disa futbollistë luajnë me çorape të grisura gjatë një ndeshjeje futbollit? Për këtë ka tri arsye mjaftë të veçanta. I fundit është Xhud Bellingam, ndërsa para tij e kishin bërë edhe Kajli Ualker, Dani Rouz dhe Ezekiel Garaj. Madje ky i fundit u detyrua të ndërronte çorapet e tij për një palë të reja, pasi gjyqtari mendoi se çorapet e grisura nuk përfaqësonin kodin etik të veshjes sportive.
Arsyeja e parë, siç shpjegon “BFM TV” në Francë, problemi mund të jetë ngjeshja e muskujve të këmbës, veçanërisht për lojtarët që janë më të dobët në fizik. Hapja e vrimave do të çlironte tensionin e ushtruar nga çorapet dhe për këtë arsye do të shmangte problemet e muskujve dhe ngërçet.
Arsyeja e dytë, vjen si sqarim nga viti 2012, kur mjekët e intervistuar nga gazeta spanjolle “AS” kishin një mendim të ndryshëm, duke nënvizuar se shpimi i çorapeve ishte më shumë një ndihmë psikologjike për të parandaluar dëmtimet. Arsyeja e tretë është moda. Shumë prej lojtarëve e bëjnë që të duken më kreativ apo artistik.