Kleviol Ahmeti i njohur si Cllevio është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut. Këtë herë nuk ka sulmuar dikë, por është sulmuar në një koncert që po mbante në Firenze.
Në një video të bërë virale në mediat sociale shihet reperi i cili ka ndaluar performancën në skenë dhe qëndron pas disa shokëve të tij dhe turma e agravuar përballë tij.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj situate apo rrethanat që kanë çuar deri në këtë “përplasje virtuale” mes reperit dhe fansave të tij.
Me kaq sa shikohet në video nuk ka pasur ndonjë përplasje fizike, vetëm Klevio duket disa herë duke i drejtuar mikrofonin një personi që gjendet në turmë.