Chelsea dhe Manchester City kanë ndarë pikët në derbin e javës së 12-të në Premierligë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stamford Bridge” ishte tejet spektakolare, me tetë gola të shënuar, teksa në fund u mbyll me rezultatin 4:4.
Man City kaloi i pari në epërsi me golin nga penalltia të Erling Haaland (25’), teksa Chelsea përmbysi rezultatin me golat Thiago Silva (29’) dhe Raheem Sterling (37’).
Manuel Akanji (45+1’) shënoi pastaj për të barazuar rezultatin sërish.
Erling Haaland (47’) shënoi golin e dytë personal për të rikthyer edhe një herë për epërsinë e “Qytetarëve”.
Armando Broja u inkuadrua te “Blutë” në minutën e 89-të dhe dha efekt, pasi nxori një penallti në minutat shtesë.
Cole Palmer (90+5’) shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 4:4.
Chelsea pas këtij barazimi ka 16 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë në tabelë.
Manchester City mbetet lider me 28 pikë, një më shumë se Liverpooli dhe Arsenali.