Çfarë mendon Bill Gates për inteligjencën artificiale: “Nëse krijojmë një shoqëri në të cilën mjafton të punosh vetëm tre ditë në javë…”
Kur Noah e pyeti për kërcënimin që mund të ketë inteligjenca artificiale për punën e njerëzve, Gates theksoi se në të ardhmen mund të ndodhë që njerëzit “nuk duhet të punojnë aq shumë”.
“Nëse ne përfundojmë duke krijuar një shoqëri ku mjafton të punosh vetëm tre ditë në javë, ndoshta është mirë”, tha Bill Gates.
Mund të ekzistojë një botë ku “makinat mund të bëjnë të gjitha ushqimet dhe gjërat” dhe njerëzit nuk duhet të punojnë pesë ose më shumë ditë për të fituar para për nevojat themelore të jetës.
Edhe pse ka potencial për një sërë ndryshimesh pozitive, Gates ka paralajmëruar në të kaluarën për rreziqet e AI nëse keqpërdoret. Në korrik, ai publikoi një postim në blog prej 3000 fjalësh për ndikimin e mundshëm të inteligjencës artificiale.
“Unë nuk besoj se ndikimi i inteligjencës artificiale do të jetë aq i madh sa revolucioni industrial, por sigurisht që do të jetë aq i madh sa ishte me ardhjen e kompjuterëve”, thotë Gates.