“Çfarë është kjo?”: Gruaja u trondit kur pa se çfarë kishte nën dyshemetë e saj


Një grua nga Melburni mbeti e tronditur pasi ngriti dyshemetë dhe shpejt kërkoi ndihmë për të zbuluar se çfarë kishte brenda shtëpisë së saj.

Pasi Hannah Sycamore publikoi fotografi për të identifikuar kërpudhat në Australi dhe Zelandën e Re, edhe ekspertët u hutuan.

Skenat tregojnë dysheme të mbuluara me një rrjetë të zezë të çuditshme që i ngjan rrënjëve të pemëve, raporton Daily Mail.

“Gjetur nën dërrasat e lagura të dyshemesë të ngritura së fundmi, a keni ide se çfarë është kjo?” një grua australiane u kërkoi ndihmë njerëzve në Facebook.
Megjithatë, shumë u hutuan nga skena dhe disa u tmerruan nga pamjet. Disa sugjeruan se mund të ishte një lloj myku ose ndonjë lloj rrënjë peme, por ata nuk mund të arrinin në një përfundim unanim. “Stranger Things Sezoni 5?” ata bënin shaka.

“Kjo është diçka e re edhe për mua. Sigurisht që nuk duket si një myk tradicional. E vetmja gjë që di që duket disi e ngjashme janë rhizomorphs Armillaria (një sëmundje e kërpudhave), por kjo nuk ka shumë kuptim,” tha eksperti nga Herbarium shtetëror në Brisbane.

Elizabeth Aitken, një profesoreshë e patologjisë së bimëve pranë Universitetit Queensland, gjithashtu u pajtua se dukej si një rhizomorphs.

Heike Neumeister-Kemp, kryemikologu në Mycolab, tha se ishte padyshim një micelial i kërpudhave.

Ndryshe, Armillaria është një sëmundje kërpudhore që transmetohet midis bimëve me kontakt me rrënjë, ndërsa rhizomorpha është një gjini kërpudhash./KP