“Bombë’ nga Anglia, Manchester City dhe Chelsea rrezikojnë rënien nga Premier League

Heqja e 10 pikëve të Evertonit ka shkaktuar tërmet në futbollin anglez.

Klubi nga Liverpooli u dënua për faktin që nuk ka respektuar rregullat e Fair-Play Financiar.

Por jo vetëm Evertoni, pasi për shkak të FPF rrezikojnë shumë edhe Manchester City e Chelsea.

The Times shkruan se dy klubet e mëdha mund të përballen me heqjen e 30 pikëve.

Ose edhe më keq: rrëzimin nga Premier League!

Një dënim që mund të aktivizohet nëse akuzat ndaj Manchester Cityt dhe Chelseat vërtetohen nga një komision rregullator i pavarur.

Kujtojmë që City u akuzua për më shumë se 100 shkelje të rregullave financiare në fillim të këtij viti.