Bayerni fiton bindshëm ndaj Dortmundit, Kane shkëlqen me hat-trick

Bayern Munich e ka fituar derbin më të madh gjerman ndaj Dortmundit.

Bavarezët triumfuan 0:4 në “Signal Iduna Park” në kuadër të javës së 10-të në Bundesligë.

Ishte mbrëmja e Harry Kane që shënoi tre gola në këtë ndeshje
Upamecano kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e katërt të ndeshjes.

Pesë minuta më pas, Harry Kane me gol të bukur e dyfishoi epërsinë e Bayernit.

Ishte sërish sulmuesi anglez që doli në skenë në minutën e 72-të për të shënuar për 0:3.

E mbrëmjen perfekte, ish-ylli i Tottenhamit e kompletoi në minutat shtesë, kur realizoi golin e tretë personal sonte dhe të katërtin për ekipin e tij.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Bayer Leverkuseni që i prin renditjes tabelare.

Në anën tjetër, Borussia Dortmund betet i katërti me 21 pikë dhe tani është shtatë pikë larg lidershipit.