Barcelona po vazhdon përpjekjet e saj për të fituar para sa më shumë që të jetë e mundur në përpjekjet për të lehtësuar shqetësimet financiare dhe skema e tyre e fundit është të shndërrojnë fushën e tyre të vjetër të futbollit në një minierë diamanti.
Një sërë produktesh të reja u shfaqën në faqen e dyqanit të klubit sot, duke përfshirë një pjesë të rrjetave të golit, për çmimin 79,99 €, një katror të fushës me kornizë për 419,99 €, një gjerdan ari “Camp Nou” për 1 mijë euro dhe një karficë ari “Camp Nou” për 699 euro, transmeton Gazeta Express.
Në shitje u nxorën edhe sende me çmim më të shtrenjtë. Një diamant gjysmë karat ishte në shitje për 2,5 mijë euro, ndërsa një diamant i vetëm karat ka çmimin prej 15 mijë eurosh. Barcelona thotë se çdo diamant është prodhuar nga i njëjti karbon si bari i vjetër në “Camp Nou”.
Sipas “Cadena Cope”, karboni nga bari është nxjerrë dhe më pas kristalizuar duke përdorur teknologji të avancuar e cila është tërësisht e qëndrueshme dhe me ‘ndikim mjedisor zero’. Çdo diamant do të vijë me një çertifikatë nga Instituti Ndërkombëtar Gemologjik, që siguron që diamanti është ‘rritur në laborator’ dhe rendit karakteristikat e tij.
Sigurisht se Barcelona nuk mund të sanksionohet për këtë mënyrë të fitimit të parave. Tifozëve u shitën gjithashtu objekte të ndryshme nga pjesa tjetër e stadiumit përpara se të shembet.
⬇️ Más artículos a la venta en la web del Barça:
Última red del Camp Nou: 79,99€
Marco con trozo de césped: 419,99€
Collar de oro: 1.000€
Insignia FCB: 699€Y el diamante de 15.000€#fcblive pic.twitter.com/NkEFPBpT4I
— Víctor Navarro (@victor_nahe) November 6, 2023