Bashkim Bajoku ka kaluar në gjysmëfinale në Kampionatin Evropian U22 të boksit.
Kësisoj, ai i ka siguruar medalje nga ky kampionat. Boksieri kosovar tani do të luftojë në gjysmëfinale.
Me dy nok-daune që në raundin e parë, Bashkim Bajoku detyroi gjyqtarin të ndërpresë luftën me Leon Vranjesh të Bosnjës e Hercegovinës.
Bajoku u kualifikua në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kg.