Australia heq dorë, Arabia Saudite kandidatja e vetme për organizimin e Kupës së Botës 2034

Arabisë Saudite i është hapur rruga.

Pas Indonezisë, edhe Australia ka njoftuar se nuk do të jetë kandidate për ta organizuar Kupën e Botës 2034.

Federata e Futbollit të Australisë përmes një komunikate ka bërë të ditur se do t’i koncentrojë forcat për t’i organizuar dy evente të tjera, shkruan “Gazeta Express”.
“E kemi eksploruar mundësinë e kandidimit për ta pritur Kupën e Botës së FIFA-s, dhe, pasi i kemi konsideruar krejt faktorët, kemi arritur në përfundim se nuk do të mundë ta organizojmë këtë garë në vitin 2034”, shkruan Federata Australiane e Futbollit.

“Besojmë ndërkohë që jemi në një pozitë të fortë për ta pritur kompeticionin ndërkombëtar më antik të femrave, AFC Women’s Asian Cup 2026, e më pas t’i presim skuadrat më të mëdha të futbollit botëror të Botërorit të Klubeve të FIFA-s 2029. T’i arrijmë këta objektiva, pas Kupës së Botës së femrave ‘Australia e Zelanda e Re 2023’ dhe Lojërat Olimpike ‘Brisbane 2032’, kjo do të nënkuptonte se do ta kishim një dekadë vërtetë të artë për futbollin australian”, vazhdoi kjo Federatë.

FIFA e kishte caktuar 31 tetorin si datën e fundit për kandidim për organizimin e Botërorit 2034, ndërsa Arabia Saudite sipas të gjitha gjasave do ta organizojë këtë garë prestigjioze duke e pasur parasysh se nuk ka ndonjë kundër-kandidat.