Atletico Madridi ka pësuar humbjen e parë pas gjashtë fitoreve radhazi dhe të dytën e këtij sezoni në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone pësoi humbje në udhëtim ndaj Las Palmas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Gran Canaria” përfundoi me rezultatin 2:1.
Kirian (51’) dhe Benito Ramirez (75’) shënuan golat e fitores për vendasit.
Golin e vetëm për madrilienët e shënoi Alvaro Morata (83’).
Las Palmas pas kësaj fitore ka 17 pikë dhe ndodhet në pozitën e nëntë.
Atletico Madridi është i treti me 25 pikë.