Arrestohet i riu për marihuanë në Tetovë

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (15-nëntor) rreth orës 19:30, në rrugën “Radovan Coniç” në Tetovë, kanë privuar nga liria 24-vjeçarin Sh.A. nga Tetova, për arsye se tek ai gjatë kontrollit është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtë në stacionin policor-Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse. TS