SHBA është në ethet e zgjedhjeve të vitit 2024, me kandidatët republikanë dhe demokratë që po zhvillojnë fushata për presidencialet. Sipas burimeve për CNN demokratët kanë kontaktuar me aktorin Dwayne Johnson “The Rock”, për të kandiduar për president.
Në një intervistë me prezantuesin e podkastit Trevor Noah, Johnson tha se shumë parti politike e takuan atë në vitin 2022 për t’i propozuar që të kandidonte për president të SHBA-së, pasi një sondazh zbuloi se 46% e amerikanëve do ta mbështesnin fushatën e tij.
“Ishte një sondazh interesant që ndodhi dhe unë u preka vërtet nga kjo,” tha Johnson. “Isha vërtet i mahnitur dhe isha vërtet i nderuar.”