Haki Abazi, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se e ka parë draft-statutin e Asociacionit të prezantuar nga Bashkimi Evropian.
Abazi në ATV ka thënë se po të ishte në favor të Kosovës do të publikohej drafti.
LEXO EDHE:Musliu-Shoshi: Kurti e ftuam për detajet e draft-statutit të Asociacionit të raportonte në Kuvend, ai foli për 20 vitet e kaluara
“Pyetja thelbësore është, pse duhet me ardhë Lajçaku me na fol për draft-statutin. Herën e fundit Kurti tha Lajçaku është pro-Serbisë dhe nuk përfaqëson BE-në. Nuk është e rëndësishme aspak tani përmbajtja e draftit. Po të ishte në favor të Kosovës, sigurisht që do të kishte rrjedhë, do të kishte dalë, por të gjithë janë të frikësuar. Kurti ka ardhë në pushtet kundër këtij Asociacioni.” – ka thënë ai.
Më tej, ai ka bërë të ditur se e ka parë draftin dhe se pika 7 dhe 10 janë në kundërshtim me Kushtetutën.
“E kam parë draft-statutin evropian. Në pikën 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës. Pika 7 dhe pika 10 janë në kundërshtim me Kushtetutën tonë.” – ka thënë ai