Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi e ka dhënë një intervistë për Euronews Albania.
Ai u ndal te kombëtarja e Kosovës duke thënë se lojtarët janë shumë të mirë dhe se kanë vlera e cilësi.
Sipas tij, Kosova ka shumë lojtarë që luajnë nëpër Europë.
“Ajo e Kosovës është një skuadër që ka vlera, cilësi, ka shumë lojtarë që luajnë nëpër Europë dhe besoj se janë kushtet për të punuar mirë. Pastaj çdo gjë varet nga ngritja e një grupi kompakt lojtarësh që mendojnë se arritja e objektiva në jetë është e mundur”-tha ai.
I pyetur se a është i gatshëm që të bëjë një bashkëpunim me Kosovën dhe të jetë trajner i skuadrës së saj, De Biasi theksoi: “Për momentin jo nuk jam kontaktuar.”
Ish-selektori i Kombëtares shqiptare shihet si njëri prej kandidatëve për ta marrë drejtimin e “Dardanëve”, duke e pasuar kështu të larguarin Primoz Gliha.