‘Ç’mu desh mua’! Zbulohen biseda private e Luizit për biletat e premieres.
Në redaksinë e IconStyle ka mbërritur një bisedë private e Luizit me një person emrin e të cilit në audio nuk e përmend, por duket sikur këngëtari i detyrohej atij një shpjegim, e shkak janë bërë biletat e premierës së mbrëmjes së djeshme të filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’ që u mbajt në Pallatin e Kongreseve.
Në audio Luizi dëgjohet të thotë se siguroi dy bileta për Kiarën dhe një shoqe të saj për të qëndruar bashkë në vendet e para, por duket se personit nga ana tjetër i ka ngelur ‘hatri’ që këngëtari nuk siguroi një biletë për të.
Megjithatë ky i fundit është shprehur se këtu ka një keqkuptim, pasi biletat nga ana e tij nuk janë kursyer por se nuk merrej ai me shpërndarjen e tyre dhe nëse do të kishte mundësi do ua kishte dhënë atyre që i kërkonin.
Në fund të audios Luizi shprehet i penduar për story-n që nxiti gjithë këtë diskutim nga ana e tij, e për çfarë, për disa bileta që siç tregon ai kishte çmimin ’10 mijë lekë’.