Ylli britanik i TikTok u burgos pasi u përpoq të kontrabandonte kokainë nga Peruja

Një yll britanik i Tiktok-ut është burgosur për më shumë se gjashtë vjet pasi u kap duke u përpjekur të kontrabandonte kokainë në Mbretërinë e Bashkuar.

Modou Adams u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj nga një gjykatë në Peru pasi u ndalua dhe u kontrollua në Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chavez më 30 shtator.

Rreth 2.9 kg kokainë u gjet e fshehur brenda një valixheje, e cila ishte nisur për në Paris përpara se të dërgohej në Londër.

Sipas raportimeve, droga kapte vlerën e 300 mijë paund (344 mijë euro)

25-vjeçari u deklarua fajtor për akuzën e trafikut të drogës dhe u gjobit me rreth 1500 £ (1 mijë 720 euro)