Von der Leyen në Kosovë, takon Kurtin e Osmanin

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ajo do të ketë takime me krerët e lartë shtetëror të vendit.

E para e KE-së së pari do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi mes saj dhe Osmanit, nisë nga ora 13:15.

Pas këtij takimi, do të ketë edhe konferencë për media.

Zyrtarja e lartë evropiane do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Takimi nisë nga ora 14:40, njofton Klankosova.tv.