Shqipëria do ta zhvillojë sonte ndeshjen shumë të rëndishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Kuqezinjtë përballen me Republikën Çeke në “Air Albania” dhe fitorja do të thoshte se ekipi kombëtar është me një këmbë në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Pragë u mbyll pa fitues.
E vlera në treg është më e madhe tek ekipi i Republikës Çeke.
Ata vlerësohen me 125.65 milionë euro, kurse ajo e Shqipërisë është 107.7 milionë.
Por, kjo nuk do të ndikojë asgjë sonte, pasi që tifozët e shumtë në numër padyshim se do të jenë lojtari i 12-të për kombëtaren kuqezi.