Vëllazërimi nga Sllatina pret Mërgimtarin në xhiron e pestë të Ligës Komunale

Pas pauzës këtë javë,Vëllazërimi kthehet në kampionat në xhiron e pestë për të zhvilluar ndeshjen e radhës kundër Mërgimtarit nga Strimnica shkruan Tetovasot.

Të përzgjedhurit e Sejdi Idrizit dhe Zemri Idrizit janë në kreun e tabelës pa asnjë humbje dhe me një ndeshje më pak. Ata kanë bërë një punë të shkëlqyer vetëm për pak kohë sepse klubi e nisi çdo gjë nga zero pas një pushimi disa vjeçarë që nuk garonte.

Kryetari i klubit Nazim Limani ka bërë një menaxhim dhe organizim të shkëlqyer për të ndërtuar një skuadër që tashmë po bën rezultate të mira.

Ndeshja me Mërgimtarin do të luhet në Tearcë të dielën dhe do të fillojë më orën 10.

Në xhiron e pestë më poshtë e keni tabelën edhe të përballjeve tjera.

TS