U prezantua Raporti për cilësinë e sistemit arsimor në vend, Shaqiri me porosi se politikat do të vazhdojnë të krijohen të bazuara në analiza dhe fakte

Qasja është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme për arsimin në vend. Ka sinkronizim më të madh ndërmjet sistemit arsimor dhe tregut të punës, për dallim nga vitet e kaluara, cilësia dhe atraktiviteti i arsimit profesional është rritur ndjeshëm. Janë duke u marrë masa për avansimin e standardit për nxënësitë dhe studentët. Është arritur përparim i konsiderueshëm në zhvillimin e disa komponentëve të sistemit kombëtar të arsimit, por ka vend dhe duhet të vazhdohet të intensifikohet përkushtimi për ngritjen e cilësisë së arsimit.

Kjo është theksuar në raportin nga analiza e cilësisë së sistemit kombëtar të arsimit në Maqedoninë e Veriut të cilën e realizoi Instituti për Politika Arsimore të UNESCO-s me iniciativë të Komisionit Evropian, e cila u prezantua sot, së bashku me rekomandimet që vendi duhet t’i realizojë për zhvillimin e këtij segmenti shoqëror, dhe do të vazhdojë të intensifikohen.

Në prezantim mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri i cili tha se Qeveria si dhe të gjitha institucionet kompetente në resorin e arsimit janë të përkushtuar në ndërtimin e sistemit arsimor dhe do të bazohen në analiza dhe fakte të kredibile, në të cilat do të përfshihen të gjithë palët e interesuara dhe do të integrohen të gjitha idetë konstruktive dhe sugjerimet e realizueshme. Prandaj është me rëndësi të madhe për definimin e proceesit të veprimit në të ardhmen.

„Raporti do të na jepë pasqyrë të qartë të të gjithë sistemit arsimor në vend, duke filluar nga arsimi parashkollor e deri te arsimi i lartë. Kjo do të na ndihmojë për të identifikuar pikat e forta, por edhe për t’i lehtësuar ato, gjegjësisht për të eliminuar dobësitë e sistemit arsimor kombëtar. Është më se e qartë se diagnostikimi në kohë i mangësive do të jetë i dobishëm për të gjithë në të ardhmen sepse Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare aspirante e familjes evropiane, nuk duhet t’i lejojë vetes sistem të dobët arsimor, i cili nuk do të jetë kontabël me standardet evropiane, tha Shaqiri.

Ministri falënderoi Bashkimin Europian dhe UNESCO-n për mbështetjen e vazhdueshme në përpjekjet për sistem arsimor më kualitativ dhe tha se pret që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Ministri u shprehë pretë që pas prezantimit të Raportit të zhvillohet diskutim më i gjerë dhe pastaj, siç theksoi, të gjithë të “përveshim mëngët” dhe të punojmë në ngritjen e standardeve në arsim, si një nga shtyllat bazë të prosperitetit të përgjithshëm.

Raporti për cilësinë e sistemit arsimor kombëtar u përgatit për një vit, ndërsa me pjesëmarrjen e institucioneve të shumta shtetërore – Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Byronë për Zhvillimin e Arsimit, Qendrën për Arsim dhe Trajnim Profesional, Arsimor Shtetëror. Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, Entin Shtetëror të Statistikave, Agjencinë për Punësim, Agjencinë për Cilësi në Arsimit të Lartë e të tjera, kontributit të tyre dhanë edhe më shumë institucione arsimore, shkolla e fakultete, si dhe organizata qytetare.