Tmerr në Shkup! Therret për vdekje një 35-vjeçar dhe i vihet flaka banesës ku qëndronte

Sot (30.09.2023) nga SPB Shkup – Njësia për krime të dhunshme – Departamenti për gjak dhe delikte seksuale, në Prokurorinë Publike Shkup pas procedurë të shpejtë është dorëzuar kallëzim penal kundër A.D.(39) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se ka ka kryer dy vepra penale “Vrasje” nga neni 123 dhe “Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” nga neni 292 c.c. neni 288 të Kodit Penal dhe kundër I.C.(58) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale”. Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292 në kuadër të nenit 288, dhe në kuadër të nenit 22 të Kodit Penal, njoftojnë nga MPB, tramsmeton TS.

Përkatësisht, me datë 22.09.2023 në periudhën kohore nga ora 06:40 deri në ora 09:30, pas raportimit të zjarrit në banesë në rrugën “Isaija Mazovski” në Shkup, I.J.(35) nga Shkupi është gjetur i vdekur, me plagë të dhunshme. si pasojë e plagëve të marra me thikë nga një send i mprehtë, dhe nga punonjësit e policisë është konstatuar se zjarri është shkaktuar me dashje, për të mbuluar gjurmët e krimit të kryer, thonë nga MPB-ja.

Oficerët policorë kanë ndërmarrë masa të shumta operative dhe veprime hetimore për përcaktimin e identitetit të autorëve të krimeve të përmendura dhe dje (29.09.2023) është kontrolluar në banesën ku banonte A.D. nuk u gjet në shtëpi dhe për të është lëshuar një fletëarrest për kontroll dhe është ndaluar I.C.

Sot, nga gjyqtari i procedurës paraprake i kallëzimit të dytë I.C. i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./TS