Tifozi hungarez shfaqi shallin e Kosovës para serbëve, ky ishte reagimi nga rojet e sigurisë në stadium (VIDEO)

Është publikuar në rrjetet sociale një video, ku shihen rojet e sigurisë duke larguar me forcë një tifoz hungarez.

Tifozi thuhet se u largua me forcë pasi u shfaq me një shall të Kosovës, në ndeshjen e Hungarisë ndaj Serbisë.

Kjo ndeshje u zhvillua para tre ditësh në “Puskas Arena” të Budapestit, teksa i takoi kualifikimeve për “Euro 2024”.

Në video shihen edhe disa tifozë tjerë të cilët i dolën në përkrahje tifozit që ua tregoi serbëve shallin me mbishkrimin “Kosova”, si dhe me simbolet dhe ngjyrat e shtetit tonë.