Interi ka triumfuar në derbin ndaj Romës, të vlefshëm për javën e dhjetë në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Guiseppe Meazza” u vendos me një gol, me vendasit që iu gëzuan triumfit 1:0.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve të reja për “Nerazzurrët” e shënoi Marcus Thuram, në minutën e 81-të.
Simeone Inzaghi i dha hapësirë sonte edhe Kristjan Asllanit, i cili hyri si zëevendësues në minutën e 75-të. Mesfushori shqiptar ishte pjesëmarrës në aksionin e golit.
Interi pas kësaj fitore ka 25 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me dy pikë më shumë se Juventusi.
Roma është e teta me 14 pikë.